BOOM: Policia i bllokon makinën qytetarit, ia rikthen me xhama të zinj e pa kilometrazh
Gjatë një aksioni policor të ndodhur në Shkodër policia ka ndaluar shtetasin me iniciale J. N dhe më pas ka bërë sekuestrimin e mjetit të tij tip Audi.
Në datën 22.12.2020 prokuroria ka vendosur që mjeti t’i kthehet familjarëve.
"Vëllai im po vuan dënimin në burg. Unë shkova të marr makinën e tij e cila ishte sekuestruar. Makinën ma dhëne në mes të rrugës një punonjës policie në Tiranë. Makina nuk ka qëndruar e bllokuar, por është përdorur. E kanë gërvishtur, i kanë shkëputur kilometrazhin dhe e kanë bërë me xhama të zinj. Ma dorëzuan makinën copë-copë."
Pra në kushte normale mjeti i bllokuar duhet të qëndroje në ruajtje në ambientet e parkut të automjeteve të Ministrisë se Punëve të Brendshme.
Jo vetëm që e kanë përdorur mjetin e bllokuar, por i kanë vendosur edhe xhama të zinj.
Makina është dorëzuar në prezencën e një OPGJ nga Shkodra.
Qytetari telefonon OPGJ Shkodër i cili ka qenë prezent në momentin e dorëzimit mjetit.
Oficeri: Nuk di çfarë të them tjetër unë vetëm isha i pranishëm për xhamat e zinj duhet të flasësh me personin që ta dorëzoi. Ke te drejtë.
Qytetari: Po ma konsumuar ma ka bërë zhele komplet. Kam frikë ta përdor nëse nuk i ndërroj targat se nuk dihet si është përdorur. Kjo ka qenë gjithë ato muaj dhe ma kanë sjellë me xhama të fryra.
