Komuniteti rom përplaset me policinë: Kërkojmë nga qeveria bonus qeraje, jemi pa bukë

Komuniteti rom përplaset me policinë: Kërkojmë nga qeveria

Ndonëse në një periudhë vetkarantinë dhe frike nga koronavirus, komuniteti rom në Tiranë ka shkelur shtetrrethimin duke protestuar dhe duke u përplasur me policinë.

Në orët e para të mëngjesit të kësaj marte një grup të komunitetit janë mbledhur në rrugën “Jordan Misja”.

Ato shprehen se bashkia nuk është interesuar për to që prej përhapjes së koronavirusit, ndërsa kërkojnë ndihma në ushqime pasi nuk kanë me se ushqehen.

Kërkojnë nga shteti t’i ndihmojë me ushqime pasi nuk kanë me se jetojnë dhe paguajnë qiratë e shtëpisë.

Vendimin për të mos dalë nga shtëpitë e tyre pas orës 18 e cilësojnë të drejtë por kërkojnë bonuse financiare pasi janë të papunë dhe jetesën e siguronin me pune duke mbledhur kanoçe e metale skrap si dhe një sere veprimtarish të tjera në të zezë.

Për mikrofonin e Ora News ata shprehen se janë dakord me masat e marra, por thonë se nuk kanë asnjë lloj të ardhura, pasi mbahen vetëm me kanoçe.

“Ne nuk kemi asnjë lloj të ardhure. Ushqehemi me kanoçe. Ne ngelemi pa bukë. Nëse nuk punojmë ngelemi pa bukë.”

“Kemi frikë, por nuk kemi çfarë të bëjmë. Ne nuk e respektojmë se do të vdesim për bukë. Kërkojmë ndihmë nga zoti Edi Rama, që të na japë një ndihmë për bonos qeraje. Nuk kemi maska dhe dezinfektues në shtëpitë tona. Kemi fëmijë të vegjël.”

“Kërkoj ndihmë për fëmijët e mia, shteti nuk na le. Vetëm të lyp. Tani këtë punë e bëj për fëmijët. Ku të vete me fëmijët, të fle jashtë. S’kam çfarë të bëjë. Të paktën të më lënë të shkoj për bidona.” 

“Jemi dakord me masat, por kushtet nuk na lejojnë të mbrohemi. Ne nuk lahemi, nuk kemi sapun, nuk kemi dezinfektues. Ai duhet ta kishte menduar këtë gjë, kërkojmë ndihmë nga qeveria, duam dezinfektues, dhe bonos të qerasë.”


EMISIONET