Shqipëria, Kroacia e Mali i Zi kërkojnë takim me administratën e Trump

Shqipëria, Kroacia e Mali i Zi kërkojnë takim me

Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Malit të Zi kanë zhvilluar sot një takim tripalësh në Zagreb, ku kanë diskutuar dhe do të kërkojnë një takim të përbashkët me administratën e re amerikane, pas ardhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë të Donald Trump.

Ministrat kanë kërkuar takim të përbashkët me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tilerson.

"Situata në rajon, siguria dhe roli i Rusisë janë në qendër të diskutimeve dhe sfidat e përbashkëta të rajonit" thuhet në njoftimin e ardhur nga ministria e Jashtme. 

/Ora News/

 

 

EMISIONET