Shkolla buzë rrugës, mungesa e sinjalistikës rrezikon fëmijët e Mengëlit
Një fëmijë 12 vjeç mbetet në gjendje të rëndë pasi të martën një makinë e përplasi përpara shkollës së Mengëlit në Elbasan.
Shkolla 9 vjeçare është buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, por aty nuk ka asnjë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese për praninë e fëmijëve.
Kur dalin nga oborri i shkollës, nxënësit përfundojnë direkt në rrugë. Aty nuk ka mbi apo nën kalim, për pasojë aksidentet me nxënësit e shkollës ndër vite nuk kanë munguar.
Ndaj gjyshërit apo një nga prindërit e Mëngelit gjithmonë ka detyrë të sjellë dhe të marrë fëmijën nga Shkolla.
Banor: "E marr djalin për dore e sjell këtu dhe kalojmë rrugën bashkë."
Barrierat anësore dhe mungesa e ndriçimit është një tjetër shkak për aksidente
Banor: "Nuk ka fare as drita, as viza të bardha e as trotuare."
I njëjti rrezik është për të gjithë ata që jetojnë në fshatrat përgjatë rrugës Elbasan-Librazhd.
