Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptarësh e cila ishte e specializuar në grabitje banesash në veri të Italisë.

Gjatë aksionit bandës iu sekuestruan makina luksi, armë, me qindra mijëra euro, të gjitha këto të përfituara nga grabitja e banesave në Milano.

Aksioni nisi mëngjesin e 29 majit, në provicën e Milanos, në Monza dhe Brianza, ku forcat e rendit arrestuan 10 persona në hetim të gjithë me origjinë shqiptare. Ndërkohë që 5 të tjerë janë akoma në liri.

Sipas policisë vendase thuhet se paratë investoheshin në sektorin turistik në Shqipëri.

Në vazhdim të operacionit, karabinierët kanë gjetur dhe sekuestruar 250 mijë euro cash, 7.5 kilogram ar, ora të shtrenja; 259 nga të cilët ishin të markave shumë të shtrenjta; dy Audi shumë të fuqishëm Rs3 dhe Rs4 me targa të klonuara; dy pushkë dhe katër pistoleta të grabitura


/Ora News.tv/