Rama qetëson banorët në Thumanë: Kush ka humbur dy hyrje në pallat do marrë dy të reja

Rama qetëson banorët në Thumanë: Kush ka humbur dy hyrje

Edhe pse qeveria ka deklareuar se banorët të cilët kanë humbur shtëpitë e dyta në tërmetin nuk do të dëmshpërblehen, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka një rast përjashtues.

Gjatë bashkëbisedimit me banorë të Thumanës, ai tha kush ka humbur 2 hyrje n një pallat do të marrë dy të reja.

Banorja: Unë që kam dy hyrje që mu shkatërruan, sa do të marrë?

Rama: Ne do të rindërtojmë shtëpitë e atyre që kanë humbur shtëpinë. Kemi hequr nga ligji shtëpinë e dytë. Me shtëpi të dytë kemi marrë parasysh nëse një persona ka një në Tiranë dhe një vilë në plazh. Ke dy hyrjet në një pallat që do prishet dhe do të marrësh dy hyrje siç i kishe.

Banorja: Edhe si unë janë shumë të tjerë.

Rama: Mbarove punën tënde do zgjidhësh dhe këtyre të tjerëve? 

EMISIONET