Studentja "mbërthen" Ramën: Je burrë shteti, jepe fjalën para një vajze
Për herë të parë kryeministri Rama u përball drejtpërdrejt me studentët, por jo me protestuesit e Tiranës, por me ata të Vlorës, të cilët e kanë "mbërthyer" kreun e qeverisë.
Atë që nuk e mori në Tiranë, Ramës ia dhanë studentët e zonës së tij elektorale.
Përballja më e fortë ishte me një vajzë, e cila i kërkoi kryeministrit t'i japë fjalën me "po" ose "jo" për plotësimin e kërkesave.
Ora News zbardh debatin.
Rama: Hajdeni brenda
Studentja: Do vijmë të gjithë po erdhëm, jo unë, të tërë
Rama: Një minutë
Studentja: Jo një minutë, se kështu bëni edhe për kërkesat ju, një minutë. Tani! Jeni burrë shteti thuaje llafin para një vajze
Rama: Hajdeni brenda
Studentja: O do futemi të tërë, jo unë
Rama: Një minutë
Studentja: Thuaj po apo jo
Rama: Një minutë, do dëgjosh
Studentja: Nuk dëgjoj, o zotëri ti ke qejf monologet edhe unë kam qejf monologet
Rama: Dëgjo këtu...
Studentja: Nuk dëgjoj, po apo jo
Rama: Dëgjo...
Studentja: Nuk ka dëshirë të plotësojë kërkesat.
Rama ne Vlore
Kryeministri Edi Rama sot ka vendosur që diskutimin me studentët ta bëjë në Vlorë, me studentët e Universitetit "Ismail Qemali".
Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin, por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.
Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit si dhe i thanë se nuk ishin njoftuar se ai do ishte i pranishëm.
Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.