Pushimet në QTU, të gjitha dyqanet ofrojnë ulje deri në 50%

Pushimet në QTU, të gjitha dyqanet ofrojnë ulje deri në 50%

Blerjet e verës realizohen vetëm në QTU.Për dy ditë me radhë të gjithë dyqanet në këtë qendër do të ofrojnë ulje që shkojnë deri në 50%. Por nuk përfundon këtu, pasi të gjithë klientët që do të bëjnë blerje do të jenë pjesë e një shorteu i cili do të dhurojë një udhëtim fantastik në Capadoccia të Turqisë.

Të gjithë ata qytetarë që duan të bëjnë blerje për pushimet verore me çmime fantastike duhet të drejtohen në QTU.

Në datat 10-12 maj në QTU do të organizohet fushata “Ditët e Pushimeve”, ku qendra do të jetë destinacioni kryesor për blerjet e kesaj vere.

Të gjitha dyqanet do të jenë me oferta të dedikuara për artikujt dhe veshjet e pushimeve.

Ulje klientët mund të gjejnë në Mango me 30% në çdo produkt, Koton ulje 50% ne artikullin e dytë, Us Polo gjithçka me 50% si dhe ulje në Jysk deri në 50% ulje në artikuj të seleksionuar, Neptun Carpisa, Okaidi, Lcwaiki, LTB dhe me radhë në dyqanet e QTU.

Risi tjetër është edhe fakti që ofertat nuk do të jenë vetëm në artikujt e dyqaneve por dhe nga operatorët turistik më të mëdhenj në vend, të cilët do të jenë të pranishëm në QTU për të hartuar oferta dhe paketa të dedikuara për klientët.

Dhe si perherë, klientët besnikë të qendrës do të shpërblehen, me një udhëtim falas në destinacionin e mrekullueshëm turistik të Capadoccia-s.

Udhëtimi do të ofrohet nga AS Travel dhe përfshin gjithçka për një udhëtim në çift.

Të gjithë blerësit që do të shpenzojnë në dyqanet e QTU deri më 31 maj, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e shorteut për të fituar këtë super udhëtim.

QTU, aty ku e gjitha është rreth teje! QTU menaxhohet nga Acrem që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon.



EMISIONET