Policia detyrohet të paguajë me urdhër për tërmetin

A është urdhëruar administrata që të paguajë me detyrim nga paga mujore në shenjë solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti?

Një debat i hapur gjatë këtyre ditëve është edhe ai që lidhet me reagimin e shumë punonjësve të administratës shtetërore, të cilët janë ndjerë të fyer teksa janë urdhëruar të lenë një pjesë të pagës së tyre mujore si kontribut në shenjë solidariteti me të dëmtuarin nga tërmeti.

“Kjo është e pavërtetë, asgjë nuk është bërë në mënyrë urdhëruese por kontribut vullnetar” deklaronte sot Rama.

Por si qëndron e vërteta?

Mbase kryeministri nuk e di ose mbase nuk e kanë informuar. Por në media e nëpër rrjetet sociale janë botuar urdhra konkret që provojnë të kundërtën e asaj që pretendon kryeministri.



Po tani çfarë mund të thotë zoti Kryeministër?

A është urdhëruar administrata që të paguajë me detyrim nga paga mujore në shenjë solidariteti me të dëmtuarit nga tërmeti?

EMISIONET