Përplasen dy motoçikleta në aksin Shkodër-Golem, vdes njëri nga drejtuesit

Një 51 vjeçar që po udhëtonte me një motoçikletë tip “Yamaha” ka gjetur vdekjen në aksin rrugor Shkodër-Golem.

Aksidenti është regjistruar pasditen e sotme (22 shkurt), kur motoçikleta e drejtuar nga shtetasit Omsan Mataj, banues në Postribë,  është përplasur me një tjetër motoçikletë tip “Dayang”, drejtuar nga shtetasi Agron Velijaj 48 vjeç, banues në Postribë, Shkodër.

Policia e Shkodrës sqaron se nga përplasja, ka humbur jetën brenda pak minutash shtetasi Osman Mataj, ndërsa drejtuesi i motorit tjetër Agron Velijaj, u transportua në Spitalin Rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 “Shkaku i aksidentit dyshohet të jetë mos respektimi i sinjalistikës rrugore nga ana e shtetasit A. Velijaj. Për shtetasin Agron Velijaj do të kryhen veprimet proceduriale dhe do të arrestohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’”, sqaron policia lokale.

[caption id="attachment_949832" align="alignnone" width="640"] Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti[/caption]

/Ora News/

 

EMISIONET