Paketa antishpifje, Ylli Rakipi: Nuk ka as AKEP as Akrep, goditjen e jep diktatori Rama
Gazetari Ylli Rakipi tha se me paketën antishpifje AMA dhe AKEP do kthehen në xhandarmëri për mediat nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur diktator.
Në një lidhje me Skype me studion e lajmeve të RTV Ora, tha se dy instrumentet komandohen nga Rama.
Ai shtoi se kryeministri është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare
Ylli Rakipi: “AMA dhe AKEP janë xhandarmëri për mediat. Dhe janë në dorë të Edi Ramës. Kemi kryeministër që nuk bën punën që ka. Kur është kryeministër bën kryeredaktorin e mediave. Dy instrumentet e krijuara AMA-n dhe AKEP-in i komandon kur të dojë diktatori.
Nuk ka as AKEP as Akrep goditjen e jep Edi Rama. Ai është çmendur dhe nuk kupton se ka kundër të gjithë bashkësinë kombëtare. Nëse nuk e kupton këtë do sjellë fundin e Ramës.”
Ndërsa u bëri thirrje gazetarëve për “luftë” dhe jo bojkot.
Ylli Rakipi: “Në regjim duhet luftë por jo bojkot i gazetarëve. ”
