Organizimi i botërorit të vitit 2026-të, favoriti kryesor do iu befasoj të gjithëve

Kampionati Botëror i futbollit në vitin 2026 mund të zhvillohet në Korenë e Veriut.

Është ky lajmi që po qarkullon në mediat botërore ku thuhet se pas tërheqjes së kandidaturave të MarokuT dhe SHBA-së me Kanadanë kandidati i vetëm çuditërisht ka mbetur Koreja e Veriut, ku edhe do të mund të mbahej Botërori 2026.

Mësohet se Koreja e Veriut kishte marrë kurajë që të kandidoj për organizimin e Botërorit, duke u bazuar në suksesin e vendeve tjera të cilat e fituan këtë të drejtë.

Lider ynë i dashur, ka një pasion të madh për futbollin, madje edhe më të madh se sa armët nukleare. Ai është një lojtarë i mirë në “Football Manager” dhe është shumë më përpara se të tjerët në kampionatin e tij të “Fantasy Football”, dhe kjo jo për shkak se të tjerët kanë frikë ta mundin atë. Ai dëshiron që ne ta organizojmë Botërorin në futboll, për t’i dëshmuar botës perëndimore se Koreja e Veriut mund të bëjë gjëra të mëdha sikurse edhe të gjitha vendet perëndimore”,-kishte thënë një burim brenda regjimit të Kim Jong-Un.

I njëjti burim po ashtu tha se lideri i Koresë së Veriut, dëshiron ta kupton se a do të mundet Messi të shfaq magjinë e tij në netët e ftohta dhe me shi në Pyongyang.

EMISIONET