Fluks në Morinë, turistët nga Kosova e Maqedonia pushime në bregdetin shqiptar

Fluks në Morinë, turistët nga Kosova e Maqedonia pushime në

Pushuesit kosovarë e maqedonas po dynden drejt bregdetit shqiptar. Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës me mijëra turistë po i drejtohen bregdetit shqiptar për pushime. policia kufitare ka marrë masat për shmangien e vonesave gjatë përpunimit të personave në kufi. 

Ende pa zbardhur e shtuna mijëra qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia, i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Disa vijnë për të kaluar fundjavën, ndërsa të tjerët për disa ditë pushimesh. Ndër preferencat e tyre mbetet Shëngjini, kjo edhe  për shkak të afërsisë.

Destinacionit tjetër i tyre në këto temperatura të larta është Durrësi dhe Saranda.

Policia kufitare në Morinë, që me fillimin e fluksit  e sidomos gjatë fundjavave është duke aplikuar me procedurë të përshpejtuar me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eliminimin e vonesave për pushuesit.



EMISIONET