Emiliano Nuhu denoncoi kërcënimet e Rrajave në polici: Të zhdukim ty e familjen për 24 orë

Më 30 korrik 2018, Emiljano Nuhu ka bërë denocnimin në komisariatin nr 6 në Tiranë ku kallëzon se është kërcënuar nga Redjan dhe Ramazan Rraja, nipër të deputetit të PS Rahman Raja.

Në procesverbalin që është marrë në orën 19:05 të kësaj date Emiljano Nuhu jep detaje në polici në lidhje me bisedën e bërë në lokalin ‘Richmond’ ku ndodhi takimi mes tyre.

Në procesverbal shkruhet: "Unë jam Emiljano Nuhu, specialist i hetimit të krimit në Fushë krujë. Në datë 27 korrik 2018 jam thirrur nga prokurori i çështjes Mirela Kapo ku më ka deleguar dosjen për hjetim.

Ajo mu drejtua: Po ta dërgoj ty këtë dosje se bëhet fjalë për shtetasin Rexhep Rraja i cili është djali i deputetit të Krujës, Rrahman Rraja"

Në procesverbal emri i vajzes eshte Xhensila Maloku

Cfarë ndodhi më 30 korrik?

Ora 11:00 Nuhu kontakton me shtetasen Xhensila Maloku.

Ora 12:00 Vajza është ripyetur në lidhje me procedimin penal në ngarkim të Rexhep Rrajës për veprën penale "përndjekje"

Mbasi mbaroi ripyetja për rreth 2 orë Xhisiela u la e lirë dhe u largua nga stacioni i policisë.

Komunikimi ne whats app

Ora 17:30 Nuhu lë komisariatin. Duke u kthyer nga puna në Whatsapp i vjen një mesazh: 

-Jam Redjan Rraja. Ti ishe sot që more në pyetje Xhisiela Malokun?

Emiljano Nuhu: Po unë isha.

Redjan Rraja: Çfarë ke me ne që po krruan kurrizin?

Emiljano Nuhu: Nuk kam asgjë po bëj punën e shtetit

Redjan Rraja: Ku je të vij të të takoj pak nga afër

Takimi ne lokal me Rrajet dhe kercenimi

Më pas ne procesverbal tregon dhe bisedën e bërë në lokalin ‘Rich Mond’, ku ndodhi takimi mes tyre, ku ndër të tjera nipërit e deputetit i kanë thënë se në Fushë Krujë ligjin e bëjnë ata dhe jo ai.

"Më erdhën me makinë të zezë. Të tre u ulëm në tavolinë. Ata mu prezantuan si Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja dhe se janë kushërinjtë e Rexhep Rrajës. Me një ton zëri të lartë dhe të revoltuar më thanë: "Çfarë problemi ke me ne? Për çfarë e ke thirrur sot Xhensilën dhe e ke pyetur për ne?

Emiljano Nuhu i përgjigjet: Unë kam marrë një dosje nga prokuroria në procedim penal që është regjistruar në ngarkim të kushëririt tuaj Rexhepit, dhe ndërkohë që po flisja ai më thotë: Nuk më rruhet k..... fare për ty që ke ardh nga Berati dhe do të bëssh  ligjin në Fushë Krujë. Ne e shkrijmë të gjithë komisariatin dhe ty të s’të kemi asgjë. Do të të zhdukim ty bashkë me familjen, po thirre më njeri nga fisi jonë ta marrësh në pyetje.

Përsëri u mundova ti shpjegoja por ata më thanë: Do të zhdukim ty bashkë më familjen tënde për 24 orë nëse vazhdon merresh me ne dhe mos të të shohim më në Fushë Krujë. Ligjin në Fushë Krujë e bëjmë ne dhe jo ti. 

Pjese nga procesverbali i cili mban firmen e Emiljano Nuhut dhe oficeres se policise Enida Hasanaj.

Disa ditë më parë oficeri i policisë Emiljano Nuhu, deklaroi gjithashtu se ishte kërcënuar në komisariatin e Policisë së Krujës për të mos hetuar djalin e deputetit, ndërsa atje kishte shkuar edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.  

Balla e mohon. 




EMISIONET