Protestë për bukën e gojës, romët në Elbasan, Korçë e Vlorë kërkojnë ushqime

Protestë për bukën e gojës, romët në Elbasan,

Ndërsa Shqipëria është në luftë me koronavirusin, romët dhe egjiptianët thonë se rrezikojnë të bëhen viktima të urisë. Ndaj protestuan për të kërkuar mbështetje nga bashkitë dhe qeveria.

Komuniteti rom dhe egjiptian thonë se po rrezikojnë të bëhen viktima të urisë në luftën kundër koronavirusit.

Në Elbasan, u ngritën në protestë për mungesën e bukës, siç thonë në këto ditë të vështira.

Edhe pse Bashkia e Elbasanit ka ndara para dy ditesh pako ushqimore për këtë komunitet ata thonë së ndarja është bërë selektive dhe jo e drejtë.

Disa prej tyre janë edhe me ndihmë ekonomike dhe ajo ende nuk është ndarë, ndërsa ankohen se vuajnë edhe mungesën e ndihmës mjekësore.

Të njëjtat arsye ngritën në protestë edhe romët e Vlorës.

Kërkesa i shpalosën para bashkisë së qytetit.

Shtetrrethimi thonë se u ka hequr të mundësitë e pakta që të siguronin bukë për familjen, ndaj kërkojnë mbështetje.

Ndërkohë romët dhe egjiptianët e Korçës u dyndën në bashki për të shënuar emrin në listën e bukës.

Ata kërkojnë ndihmë pasi nuk kanë se si t'ja dalin ndryshe.

Më herët edhe komuniteti rom në Tiranë ka protestuar për mungesën e vëmendjes nga bashkia e kryeqytetit.



EMISIONET