Blendi Gonxhja emërohet drejtori i DPSHTRR
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2018, 09:55
Blendi Gonxhja emërohet drejtori i ri i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Gonxhe u prezantua sot me personelin e DPSHTRR.
Ai zëvendësoi Arben Isaraj, i cili dha dorëheqjen rreth një muaj më parë pas arrestimit të vëllait të tij për dy akuza penale.
Blendi Gonxhe deri tani mbante postin e Drejtorit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit në Bashkinë e Tiranes.
