Bien akuzat për Ben Çamin, u dyshua për trafik droge
Prokuroria e Krimeve të Rënda ndryshon akuzën për Lutfi Shabanin ose i njohur ndryshe me emrin Ben Çami.
Shabani u akuzua fillimisht për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike por duket se kjo akuzë nuk u provua nga prokuroria, e cila e solli në gjyq për moskallzim krimi.
Shabani u hetua si pjesë e një grupi që tentuan të trafikonin me kamion 570 kg kanabis, e cila u kap ne piken e kufitare te Kapshticës në shkurt të vitit 2016.
Droga kishte si destinacion Turqinë dhe nga hetimet rezultoi se do te kalonte trazit nëpërmjet Greqisë me kamion. Për këtë çështje, vijojnë të jenë të arrestuar Eldi Zahiri dhe Janaq Kaceli.
/Ora News.tv/
