Berat: Arrestohet 48 vjeçari, akuzohet për abuzim seksual me një fëmijë 5 vjeçar

Berat: Arrestohet 48 vjeçari, akuzohet për abuzim seksual me

Një 48-vjeçar u arrestua në Berat pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një 5-vjecareje. Burri është denoncuar nga prindërit e fëmijës me të cilët banonte në një lagje, ku po hetohet për raste të tjera.

Një tjetër rast tronditës i ngacmimeve seksuale me të mitur është shënuar në Berat.

Një 48-vjecar është arrestuar atje me dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një fëmijë-5 vjecare.

Lajmin e konfirmoi Policia e Beratit në një njoftim të shkurtër për ngjarjen, për shkak të ndjeshmërisë.

Burimet thanë se burri i vënë në pranga, i identifikuar vetëm me inicialet S.K, është denoncuar nga prindërit e fëmijës.

Nga vizita mjekësore, ka rezultuar se vajza e mitur ka pasur shenja të ngacmimit por që sipas mjekëve abuzimi nuk ishte finalizuar.

Burimet thonë se 48-vjeçari jeton në të njëjtën lagje me vajzën e mitur dhe njihet nga banorët si një njeri problematik.

Burimet thonë se ai shpesh afrohej e luante me fëmijët e lagjes, por më herët nuk kishte pasur ankesa për sjellen e tij.

Por policia po heton për raste të tjera abuzimi.

Pak ditë më parë, në Tiranë u zbulua një skandal i abuzimit seksuale të një të miture nga roja i shkollës ku ajo mësonte dhe disa bashkëmoshatarë.

65-vjeçari Abaz Doku dhe adoleshentët tashmë ndodhen në burg.

EMISIONET