Aksident i rëndë në Has, humb jetën i riu, tre plagosen
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Krumës në Has.
Dy makina janë përplasur mes tyre dhe për pasojë ka humbur jetën një 22 vjeçar, ndërsa janë plagosur 3 të tjerë.
Aksidenti u shënua rreth orës 21:00 pranë një karburanti, ku dy makina Tojota dhe Golf u përplasën mes tyre.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit tip "Golf", shtetasi Jahir Shatri, 22 vjeç, banues Krumë-Has.
Si dhe janë plagosur lehtë shtetasit:
1-Xh.N., rreth 23 vjeç, banues në Krumë.(drejtuesi i mjetit tip "Toyota".
2-A.Th., banues në Krumë (pasagjer).
3- B.N., banues në Kukës.(pasagjer).
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Ora News ka siguruar foto ekskluzive të aksidentit.
[caption id="attachment_863653" align="alignnone" width="640"]
Makinat e aksidentuara[/caption]
[caption id="attachment_863654" align="alignnone" width="640"]
Makinat e aksidentuara[/caption]
