Itali, pranga biznesmenit shqiptar, Gëzim Sallaku. Presidenti i një klubi futbolli

Itali, pranga biznesmenit shqiptar, Gëzim Sallaku. Presidenti i një

 Arrestohet në Itali biznesmeni shqiptar, Gëzim Sallaku. Akuzohet për pastrim parash, ndërsa kishte krijuar perandorinë e tij në Itali duke blerë shumë restorante e madje edhe një klub futbolli. 42 -vjecari cilësohet si trafikant i makinave luksoze nga Italia në Europën Lindore.  Talebani, Zimi ose ai i restoranteve

. Në 385 faqe material nga prokuroria kështu është thirur disa herë shtetasi shqiptar Gëzim Sallaku, presidenti i ekipt të futbollit "Darfo" tashmë i arrestuar nga drejtësia italiane nën akuzën e pastrimit të parave dhe hetuar nga Prokuroria e Kremones. Dyzet e dy vjeçari është pronar i klubit të futbollit që nga vera e kaluar. 

Sallaku ishte një emër i njohur për policinë italiane. Në vitin 2002 ai u burgos si pjesë e një rrjeti trafiku të makinave luksoze të vjedhura në Itali dhe që shiteshin në Evropën Lindore. "Dinte të luante mirë Sallaku si në Itali dhe jashtë vendit", thuhet në relacionin e prokurorisë. 

Sipas hetimit Sallaku ofronte dokumenta të falsifikuara qarkullimi në mënyrë që automjetet që do transportoheshin nga Marseja për në Afrikën e Jugut të mos kishin asnjë problem. 

Ai sipas hetimit ishte gjithashtu në gjendje për të ndërtuar lidhje të veçanta me stafin aktual në portin e Barit. 

Sallaku kishte krijuar perandorinë e tij duke blerë shumë restorante në Itali dhe së fundmi edhe ekipin e Darfos. Sallaku ishte duke përgatitur një revolucion brenda ekipit të futbollit për të blerë lojtarë të rinj. 

EMISIONET