Arrestimi i gjyqtares: Hoxha takohej jashtë gjykatës me avokatin e të dënuarit
Kujdestaria për djalin e sëmurë 19 vjeç si dhe mosha e mitur e vajzës 13 vjeçare, do të jenë argumentet e gjyqtares Enkeljda Hoxha dhe avokatit të, saj të cilët do të kërkojnë të shtunën ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpie”.
Nuk dihet nëse kjo kërkesë do të pranohet nga gjykata pasi Prokuroria e Posaçme ka mbledhur prova të shumta dhe nga përgjimet telefonike bahskngjitur edhe filmime në terren që vërtetojnë dyshimet e organit të akuzës.
Gjyqtarja ka qënë në vëzhgim prej disa muajsh dhe bashkë me të edhe avokati Aldo Tabaku, i cili për shkak të njohjes që kishte me gjyqtaren merrte përsipër lirimin e të dënuarve kryeshit të burgut te Fushë –Krujes, të cilëve u kishte mbetur edhe disa vite dënim.
Dosjes i janë bashkangjitur edhe këto foto, të cilat tregojnë takimet e Enkelejda Hoxhës me avokatin edhe jashtë gjykatës, ndërsa në foton tjetër avokati Aldo Tabaku eshtë fotografuar duke u takuar me sekserin Isuf Tanuzi edhe ky i arrestuar, një familjar i një të dënuari që kanë kontaktuar me Tabakun për të përfituar liri me kusht.
Gjithashtu ne dosje thuhet se kontakti i Saimir Petanit qe priste lirimin me gjyqtaren dhe avokatin Aldo Tabaku është bërë nga ish i dënuari Altin Skëndaj, i cili vuante dënimin ne burgun e Fushe Krujës për një vrasje ne Vlorë.
Ai ishtë liruar me kusht 7 muaj më parë nga Enkelejda Hoxha.
Sipas prokurorisë Skëndaj është njohur ne burg me Saimir Petanin dhe ka ndërhyrë te Aldo Tabaku për lirimin e këtij të fundit duke bashkëpunuar me vëllain e e Sajmirit Bledar Petani.
Palët kanë rënë dakort ndërsa gjyqtarja pasi ka marrë vendimin e uljes së dënimit nje dite me parë ëshët arrestuar në sallën e gjyqit.
Gjyqtarja ishte në procedim ne KLGJ pasi Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nisur nga rastet e mëparshme të lirimit.
Po kështu për rastin e lirimit të Hekuran Billës Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar në KLP edhe shkarkimin e prokurit të çështjes.
