Përplasja e re "Aeroporti i Rinasit", Rama e akuzon për grusht shteti, Meta: Thirri mendjes

Përplasja e re "Aeroporti i Rinasit", Rama e akuzon për

Bllokimi i fluturimeve të aeroportit "Nënë Tereza" është kthyer në fushë beteje mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

Kryeministri e quan "grusht shtetit" me qëllim rrëzimin e qeverisë ndërkohë Meta me Ramën ai bie dakord se është cënim i sigurisë kombëtare, por shprehet se palët duhet të ulen për të gjetur zgjidhje.

Presidenti konferencë për mediat nga Vlora në orën 19.30.

Meta: Balluku doli për të më provokuar mua. Qeveria shantazhoi kontrollorët  

Meta deklaroi se ministrja Balluku "doli për të provokuar dhe akuzuar Presidentin e Republikës"
Rama ti thërrasë mendjes, nuk jemi në Amerikën Latine

Ora 19: 33 Meta ne konference
Meta e quan ngjarje të rëndë që nuk duhej të kishte ndodhur nga të dyja palët pasi ‘cënon seriozisht jo vetëm sigurinë kombëtare por dhe ndërkombëtare si vend i NATO-s. Është një mesazh shumë i gabuar dhe një lënie nervash nga të dyja palët”

Ora 15:10 Rama: IM dhe Saliu nxitës

Kryeministri Rama ne Twitter: Humoret vulgare të IM ndërkohë që një grup i nxitur prej tij dhe Saliut, kanë kryer aktin e rëndë të bllokimit të aktivitetit të aeroportit "Nënë Tereza", thjesht rikonfirmojnë se IM është nxitës i kësaj goditjeje të çmendur e s'ka shqiptar që s'e kupton pse! Po s'do ia dalin jo!

14:40 Ilir Meta: Sot pasdite përgjigjja

Meta reagon në facebook: "Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm."

Ora 14: 30
Kryeministri Rama ne Twitter:
Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë! Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T'i harrosh të dyja!

Ora 14: 20 Edhe Basha po përmes twitterit shprehet se i vetmi përgjegjës për grevën e Albcontroll është Rama

Basha akuza Ramës: E di se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët

13: 50 Meta i shqetësuar: Kontrolloret te rikthehen në punë
Meta i kërkon kontrollorëve rikthimin në punë dhe qeverisë i kërkon të shqyrtojë me kujdes kërkesat e protestuesve.

 Lexo reagimin e plotë Qeveria të gjejë zgjidhje, injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë

"Jam shumë i shqetësuar për situatën, që po zhvillohet me ndërprerjen e shërbimeve të fluturimeve ajrore për shkak të reagimit të Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, të cilët duket se nuk kanë arritur një dakordësi me Qeverinë dhe organet drejtuese të “Albcontrol”, lidhur me kërkesat e tyre.

Ndërprerja e punës për monitorimin dhe kontrollin e Trafikut Ajror nga kontrollorët e “Albcontrol” nuk është zgjidhje.Siguria e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, është çështje e sigurisë kombëtare. I kam paralajmëruar publikisht dhe zyrtarisht të gjitha institucionet përgjegjëse të Qeverisë se duhet të merrnin masa konkrete për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje.

Injorimi i kërkesave të kontrollorëve nuk është e drejtë. Edhe pse askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka treguar sinqeritet dhe gadishmëri për të diskutuar në kohë me anëtarët e Sindikatës së kontrollorëve të trafikut ajror lidhur me shqetësimet e tyre, ritheksoj edhe një herë se është e domosdoshme që:
- Kontrollorët duhet të qëndrojnë në detyrë pa asnjë ndërprerje dhe të përmbushin misionin e tyre për të garantuar funksionimin e përshtatshëm dhe pa asnjë problematikë të kontrollit të trafikut ajror shqiptar;

- Në çdo kohë dhe pa ndërprerje të garantohet cilësia dhe objekti i punës së “Albcontrol” për administrimin dhe kontrollin e hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë për fluturimin ajror civil dhe ushtarak, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare;

- Republika e Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, ka përgjegjësinë dhe detyrimin, që të garantojë, që hapësira ajrore e saj të konsiderohet në çdo kohë e sigurtë për fluturimet ajrore;

- Nuk duhet të lejohet asnjë rrezik për cenimin e sigurisë dhe mirëqarkullimit të hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, sidomos në kushtet kur për pak ditë në Shqipëri do të nisë përgatitja dhe zhvillimi i stërvitjes së përbashkët të forcave të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut dhe të vendeve partnere të kësaj organizate “Defender Europe 21”, nga ku pritet që trafiku ajror në vendin tonë të rritet ndjeshëm, si në fluturimet ushtarake, edhe në ato civile. Qeveria dhe Organet Drejtuese të “Albcontrol”, duhet të vlerësojnë me seriozitet dhe shumë kujdes kërkesat e kontrollorëve, qëndrimet zyrtare që ATCEUC-Kontrolluesit e Trafikut Ajror dhe Koordinimit të Bashkimit Europian, për gjetjen e zgjidhje të drejtë, duke ju referuar praktikave më të mira të vendeve fqinje, për trajtimin e kontrollorëve të trafikut ajror në këtë kohë krize globale të shkaktuar nga Covid-19, ku para së gjithash primare duhet të jetë garantimi i sigurisë së fluturimeve në hapësirën ajrore shqiptare
"

Vendi Edi Rama Lajme Arena ilir meta Politikë rinas Aktualitet greva kontrolloret

EMISIONET