Ditën e djeshme Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin. Ai kishte organizuar një festë ku ishin të pranisëhm njerëzit më të afërt dhe fabula e festës ishte “jeta në fshat”.

Ditën e sotme Besi dhe Xhensila kanë ndarë momente të tjera nga festa e mbrëmshme ku momenti më i veçantë ishte shfaqja në monitor e një videoje surprizë për Besin ku shfaqet vajza e tij Ajka që i këndon këngën “Happy birthday to you!”

Ndërsa në videon tjetër vogëlushja shihet duke i thënë babi Besit “Të dua shumë” duke e emociuar pamasë artistin i cili shihet dhe i përlotur në videon e postuar në story nga Xhensila.