Gjykata e posaçme ka vendosur të lërë në burg pedagogun e Alket Dino dhe sekserin Xhevi Dervishi të akuzuar për korrupsion. 

Të njëjtën masë kishte kërkuar në gjykatë edhe prokurori i çështjes, i cili paraqiti si prova përgjimet ambientale dhe telefonike si dhe procesverbalin për sasinë e parave që u është gjetur në momentin e arrestimit. 

Pretendimet e prokurorisë janë kundërshtuar nga avokatët dhe te pandehurit të cilët kanë pretenduar se asnjë gjë nuk është e vërtetë nga ato që deklaron prokuroria. 

Ata kanë deklaruar në gjykatë se nuk kanë janë përfshirë në vepra korruptive ndërsa sasia e parave që u është gjetur nuk ka lidhje me akuzën.

Arrestimi i tyre u bë nga Policia e Korçës në bashkëpunim me SPAK duke u akuzuar se kanë marrë para në këmbim të dhënies së notave kaluese në provime.

Sipas policisë arrestimi i tyre u bë afër fakultetit dhe me sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.