Përfundon më në fund “makthi” i Alexis Sanchez tek Manchester United. Trajneri Ole Gunnar Solskjaer konfirmoi se kiliani do t’i bashkohet zyrtarisht ekipit të Interit pasi u finalizua dhe kontrata.

Sanchez ka kaluar një sezon fantastik me fanellën zikaltër, teksa në Old Trafford nuk arriti të lërë një shenjë pasi në 45 paraqitje arriti të shënojë vetëm 5 gola.

Ndërkohë drejtori sportiv i Interit, Giuseppe Marotta ka deklaruar se gjatë ditës së sotme, kilianit do t’i paraqitet një kontratë me ekipin.

E pas kësaj, Solskjaer e kuptoi se Sanchez nuk do të rikthehej më në Angli. Pas ndeshjes me skuadrën e LASK në Europa League, Solskjaer foli për kilianin dhe se është i lumtur me zgjedhjen e tij.

“Alexis kaloi një eksperiencë të mirë në Milano dhe ekipi e pëlqeu shumë. Ndaj mendoj se është një transfertë e mirë për të. Unë I uroj gjithë të mirat pasi ai është një lojtar klasi” – deklaroi Solskjaer.

Gjatë ditës së sotme pritet dhe zyrtarizimi nga ekipi zikaltër. Në 10 paraqitje me Interin, Alexis Sanchez ka shënuar 4 gola.