Zvarritja e hetimeve si për dekriminalizimimin dhe për zyrtarët e politikanët e korruptuar është një nga shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike. Pas kërkesës për zvarritjen e verifikimit për të kaluarën kriminale të dy kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe te Mallakastrës, Partia Demokratike i kërkoi SPAK-ut arsye përse po zvarrit hetimin e deputetit të PS, Ervin Bushati.
Pas kërkesës drejtuar kryeprokurorit çela për zvarritjen e verifikimit për të kaluarën kriminale të dy kryebashkiakëve të Vaut të Dejës dhe te Mallakastrës, Partia Demokratike këtë herë i kërkoi SPAK-ut arsye përse po zvarrit hetimin për deputetit të PS, Ervin Bushati.
Partia Demokratike e kallëzoi deputetin Bushati 2 vjet më parë për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, por deri tani nuk ka asnjë rezultat.
Bëhet fjalë për mosdeklarimin e 7 pasurive të paluajtshme në emër të tij, përfshirë më shumë se 3100 metra2 truall në Tiranë, Qerret dhe Sarandë.
“Mosveprimi nga ana e organit të prokurorisë me këtë çështje është një tjetër tregues që drejtësia shqiptare është e paaftë të sigurojë ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë, duke zvarritur hetimet për më shumë se 2 vjet”.
PD kërkon nga SPAK të ndërmarrë 3 veprime të shpejta:
1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal për Ervin Bushatin
2. Datën e regjistrimit të çështjes nga SPAK dhe veprimet hetimore të kryera deri më sot
3. Informacion mbi arsyet e zvarritjes së hetimit të kësaj çështje.
Aktualisht, Ervin Bushati është promovuar si një nga drejtuesit e fushatës së Partisë Socisliste për Tiranën.
Për Partinë Demorkatike zvarritja e hetimeve si për dekriminalizimin dhe për zyrtarët e politikanët e korruptuar është një nga shqetësimet kryesore.
