Zgjedhjet e shpeshta,negative për ekonominë

Zgjedhjet e shpeshta,negative për ekonominë

Viti 2021 është tashmë një vit elektoral për Kosovën, ku zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit do të pasohen nga ato lokale në vjeshtën e vonshme.  Sipas ekspertëve të Odës së kryeministrit zgjedhjet e shpeshta po ndikojnë negativisht  në shtetin e Kosovës .

Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, në pikëpamjen ekonomike u shpreh se këto zgjedhje   po konsiderohen si të rrezikshme dhe shkatërruese për vendin.

Në këtë aspekt mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve, shikuar edhe në aspektin historik, në vendin tonë gjithmonë ka ndikuar edhe në normën e përgjithshme të rritjes ekonomike, edhe tek tërheqja e investimeve të huaja direkte , por edhe tek të hyrat e mbledhura për buxhetin e vendit.

Në një situatë hipotetike kur ne do të kishim zgjedhje më të shpeshta brenda një intervali të shkurtër kohor, besoj që ndikimi në ekonomi do të ishte shkatërrues, aq më tepër nëse kombinohet sërish me ndikimin që ka pandemia COVID-19, e që ka pasur gjatë vitit 2020”

 Duke theksuar se stabiliteti politik është faktor i rëndësishëm në vendimmarrjen afariste kreu i "OEA"së  prandaj sipas tij mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve bën që vendimet afariste të frenohen.

“Vetvetiu një pasiguri e tillë ose mungesa e stabilitetit politik apo edhe mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve bën që vendimet afariste të frenohen dhe investitorët, të brendshëm apo të jashtëm, të presin për momentin që ata e konsiderojnë të volitshëm për t’i zbatuar pastaj planet e tyre për zgjerim të investimeve apo për investime të reja”,

Duke analizuar të gjithë situatën politike një jave para zgjedhjeve , edhe ekspertët e ekonomisë në vend ndajnë të njëjtin mendim me Kreun e Odës së Tregtisë duke thënë se këto zgjedhje janë pa diskutim në disfavor të ekonomisë .

Rajoni Lajme ekonomia zgjedhjet ne kosove Arian Zeka

EMISIONET