Zgjedhjet e 25 Prillit, arrihet marrëveshja PD-PR

Zgjedhjet e 25 Prillit, arrihet marrëveshja PD-PR

Ishte aleati që kishte mbetur ende në pikëpyetje, por megjithatë Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu kanë rënë dakord që Partia Demokratike dhe Partia Republikane të garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Mediu pas takimit me Bashën në selinë e PD-së.

“Është konsideruar cdo gjë që është e vlefshme për ta bërë sa më mirë çdo parti dhe çdo kandidat. Do ta shikoni marrëveshjen, e cila përcakton raportet e partive politike. Kjo marrëveshje ka përmbledhur të gjitha marrëdhëniet, që i shërbejnë fitores. Pa dyshim, marrëveshja i jep autoritetin ligjor PD-së, si parti lider, që të përcjellë në KQZ kandidatet e partive politike. Në bazë të të dhënave të kësaj marrëveshje edhe në raportet politike të çdo partie politike”, tha në një prononcim për mediat Mediu.

Pas Mediut, në selinë e PD-së ka mbërritur kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka dhe pas tij ai i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Më pas pritet të firmosin marrëveshjen kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, në orën 14.30, ai i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka dhe kështu me radhë.

Të gjithë kryetarët e partive do të firmosin një dokument me anë të së cilit do të autorizojnë kryedemokratin Lulzim Basha për drejtimin e koalicionit si dhe do të përcaktohet emri me të cilin opozita e bashkuar do të paraqitet në fletën e votimit.

PD është në negociata edhe me FRD-në, ndërsa nga ana tjetër, mësohet se LSI do të garojë me listë më vete.

Lexo edhe:

LSI e vetme në zgjedhje, PD negociata edhe me FRD-në, po firmosen koalicionet

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit PD Aktualitet pr zgjedhjet e 25 prillit

EMISIONET