Berisha prezanton kandidatët në Berat: Ne do t’ia kthejmë paratë shqiptarëve, minimumi jetik 200 euro, do ta realizojmë në 100 ditët e para

Berisha prezanton kandidatët në Berat: Ne do t’ia kthejmë

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Berati premtoi se do ti kthejnë shqiptarëve paratë.

Në fjalën e tij, ai akuzoi qeverinë se në 12 vite kanë ndërtuar 200 km rrugë dhe kanë shpenzuar 12 miliard euro.

Berisha premtoi se do të ndërtojë shumë më shumë rrugë sesa ka ndërtuar kjo qeveri dhe me kosto më të ulët.

Ai tha se minimumi jetik do të jetë 200 euro dhe do ta realizojnë në 100 ditët e para të qeverisë.

“Ne vijmë tek ju me një zotim solemn, se nuk do bëjmë gjë tjetër veçse t’jua kthejmë paratë që qeveria merr nga ju. Pse u trefishua pensioni i malazezit?!

Sepse qeveria u ktheu paratë e taksave që merrte. Ligji më elementar për një qeveritar është kur ndan buxhetin, që do të thotë kjo përqindje do tu kthehet atyre që japin në buxhet.

Nga 760 mijë pensionistë, 57% e tyre janë me pension jo të plotë, pra janë me pension nën 170 euro. Pra janë me pension që nuk mjafton as për ilaçe.

A u bë këtu një padrejtësi e jashtëzakonshme?! Me mijëra familje nuk përballonin dot në sofër fëmijët e tyre më dhe detyroheshin ti thoshin ndiq fatin tënd biro.

Ndërsa qeveritë e vendeve përreth rrisnin pensionet dhe rrogat e ulëta.

Këta 12 miliard euro për rrugët. A e dini se janë ndërtuar nga 2005-2013, 11300 km rrugë dhe nuk kanë kushtuar më shumë se 3 mld e 800 mln euro.

Kanë ndërtuar në 12 vite asnjë km më shumë sesa 200 km dhe kanë shpenzuar 12 mld euro. Tani që ne kemi bërë premtimin minimal për minimumin jetik, dhe që jemi të zotuar ta vendosim në 100 ditët e para, 200 euro minimumi jetik.

Çdo rrogë ulët, që nuk do jetë më e ulët se 500 euro, çdo njeri do ketë kartën e konsumatorit dhe do ti blejnë me 20% më pak”, tha Berisha.

 

EMISIONET