Një i moshuar është vrarë me armë zjarri pasditen e të hënës (3 gusht) pranë kryqëzimit të rinasit.

71 vjeçari, Abdullah Budlla i cili qëndronte në këtë vend si çdo ditë tjetër është qëlluar me armë zjarri.

Ndaj viktimës janë shtënë të paktën 8 herë duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa autorët të cilët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje janë larguar në drejtim te pa ditur.

Budlla me profesion taksist qëndronte në automjetin e tij tip “Renault Skenic”, por një telefonatë e mbërritur në celularin e tij e ka nxjerrë në jashtë makinës duke rënë në priten e autorëve të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.

Të shtënat me armë janë dëgjuar nga kalimtarët dhe banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Blutë e mbërritur në vend ngjarje fillimisht dyshuan se është vetëvrasje por pas kqyrjes se ngjarjes u faktua se 71-vjeçari është vrarë.

Ekzekutimi i Budllës është kryer pranë një gomisterie por për policinë është e vështirë sigurimi i pamjeve të kamerave të sigurisë pasi bizneset nuk i disponojnë.

Hetuesit kanë marrë dëshminë e personave që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, ndërsa janë ngritur kontrolle në disa prej akseve kryesore në afërsi të aeroportit të rinasit.

Gjithashtu janë bërë disa shoqërime në polici, por deri më tani asnjë person nuk është i dyshuar nga ana e policisë.

Policia është duke verifikuar ndonjë konflikt të 71-vjeçarit ndërsa është përjashtuar pista e vrasjes për grabitje.

Grupi hetimor gjithashtu është duke verifikuar dhe aktivitetin e djalit të viktimës i cili ndodhet në Itali.