Vrasja e Zyhra Kobures po hetohet nga Krimet e Rënda

Vrasja e Zyhra Kobures po hetohet nga Krimet e Rënda

Një ditë pasi 66 vjeçarja Zyhra Koburja ndërroi jetë në spital si pasojë e dhunës që u ushtrua nga disa grabitës, Policia e Elbasanit deklaron se ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Drejtori Alfred Çepe thotë se po bashkëpunohet me Krimet e Rënda, por nuk bën publike detaje të tjera të cilat i konsideron sekret hetimor.

Alfred Çepe: “Është investuar punë maksimale dhe do vazhdojë në drejtim të zbulimit të autorëve. Aktualisht janë angazhuar të gjitha strukturat e krimeve të rënda dhe ato të komisariatit në bashkëpunim dhe me policinë shkencore.Po punojmë intesivisht që të arrijmë rezultatin e dëshiruar.”

Qytetarët e Elbasanit shprehen të tronditur nga dhuna barbare e ushtruar ndaj bukëpjesësit më të vjetër në qytet dhe bashkëshortes së tij, e cila nuk mundi tu mbijetojë plagëve.

Qytetare: “Jashtëmase e dënojmë si akt dhe madje këto rastë të mos përsëriten më e të ndiqen nga policia.Ka 25 vjet që jeta e qytetarëve nuk është e sigurt.”

66 vjeçares, nënë e 3 fëmijëve iu dha lamtumira e fundit, ndërsa familjarët e saj të shokuar nga ngjarja nuk kanë pranuar të flasin, në pritje që policia të gjejë autorët dhe ti vendosë para drejtësisë.

Çifti Koburja ra pre e dhunës së grabitësve në orët e para të mëngjesit të 3 janarit, në katin e parë të banesës së tyre. Grabitësit lidhën dhe dhunuan çiftin e moshuar dhe u larguan pasi vodhën një sasi të konsiderueshme parash.

 

/Oranews.tv/

EMISIONET