Vrasja e Behar Sofisë, Ora News siguron fotot e 4 të akuzuarve
Ora News siguron fotot e katër personave që po gjykohen për vrasjen e Behar Sofisë, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 25 Shkurtit në qendër të Tiranës, pranë Piramidës.
Bëhet fjalë për 24-vjeçarin, Ernejt Shyti, nën akuzë si ekzekutori dhe 3 bashkëpunëtorët e tij, Xhuljano Visha, Skëndër Vathi dhe Leonard Xhixha.
Mbi ta rëndon akuza “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Gjatë seancës së djeshme gjyqësore, Shyti, i cili akuzohet se është autori i vrasjes së Behar Sofisë, ka refuzuar të flasë para togave të zeza.
Ndërkohë, Xhuljano Visha nuk e pranoi akuzën edhe pse akuzohet se ka qenë në rolin e ndihmësit të ekzekutorit.

Mëngjesin e 25 shkurtit, 66-vjeçari Sofia ishte duke lëvizur në këmbë pranë Piramidës në Tiranë në momentin kur u ekzekutua me një armë me silenciator dy plumba pistolete.

Lexo edhe: Pak çaste para vrasjes/ Pamjet ekskluzive kur autori ndjek pas viktimën Behar Sofia
Sipas hetimeve ka qenë vetë Shyti që ka ndjekur Behar Sofinë së bashku me bashkëpunëtorët, deri në finalizimin e ekzekutimit.
Ekzekutori u largua nga vendngjarja duke çaluar, për të mos u pikasur.
Lexo edhe: U shtir si invalid, ja truku që përdori vrasësi,duke çaluar ekzekutoi Behar Sofinë

Shyti në dëshmitë e parë të dhëna para oficerëve ka theksuar se është kontaktuar fillimisht nga Visha për të kryer vrasjen kundrejt shumës 50 mijë euro.
Kujtojmë se viktima ka qenë person me precedentë penalë në fushën e narkotikëve dhe ka pasur disa identitete: Behar Seferi, Behar Sofia dhe Fatmir Sofia.
/a.r,OraNews
