Një efektiv i Policisë së Shtetit u ekzektua me armë zjarri mëngjesin e së shtunës, 5 dhjetor 2020, në Lezhë.

Xhulio Prela 26-vjeç me banim në Tiranë u gjet i vrarë në automjetin e tij në superstraden Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Një telefonatë e mbërritur rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka njoftuar se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe brenda ishte një person i vrarë.

Burimet bëjnë të ditur se është thirrur në mbremje me telefon nga një mik i cili ishte kthyer nga Anglia së bashku me të motrën.

Pasi i ka marrë në Rinas i ka çuar në Shkodër, e më pas është kthyer drejt Tiranës ku dhe jetonte.

Lexo dhe: “Kush ma vrau djalin!” Babai i efektivit të FNSh kërkon drejtësi: “Nuk ngjallet, por më lehtëson mua”

Prita

Pritën ia kanë ngritur në zonën e Gjanushës.

Burimet nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se një person i ka dalë në rrugë duke i bërë sinjal me elektrik dore për ta marrë si pasagjer.

Në atë moment 26-vjeçari është ndaluar dhe ka hapur xhamin e makinës.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë shihet se mes dy personave ka pasur debat, teksa sapo efektivi tenton të largohet, një i tretë e ka qëlluar  me pistoletë. Plumbi i parë e ka marrë në kraharor.

Megjithatë Prela ka mundur të largohet por drejt tij është qëlluar dhe dy herë të tjera, ndërsa automjeti ka dalë nga rruga, duke përfunduar në një parcelë rreth 300 metra larg vendit ku është qëlluar.

Fillimisht kanë qenë kalimtarët që e kanë raportuar për një aksident, por pas verifikimeve është konstatuar se i riu ishte vrarë.

Pistat
Dyshimet e para për ngjarjen janë për shkak të detyrës, por nuk përjashtohet as një tentativë grabitje

Efektivi i FNSh-se
Prela ishte transferuar me detyrë një vit më parë në Tiranë nga  Lezha.
Tashmë dhe familje e tij ka hapur dyert e mortit teksa kërkon drejtësi dhe dënimin e atyre që qëlluan mbi djalin.

Mësohet se automjeti me të cilin kanë lëvizur autoret është identifikuar nga policia dhe Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe kontrolluan zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në cilësinë e proves materiale janë gjetur dhe sekuestruar 3 gëzhoja pistolete, ndërsa për zbardhjen e vrasjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë.

 “Më datë 05.12.2020, rreth orës 02:20, në Sallën Operative të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Gajush, një automjet ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar  në mjetin tip “Volkëagen”  shtetasin Xh.P., 26 vjeç, punonjës Policie i FNSH Shkodër, i cili kishte humbur jetën. Nga veprimet paraprake dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.” – njofton policia.

Lexo edhe:

Ekzektutohet me armë zjarri në Lezhë efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela

Xhulio Prela