VIDEO/ Milan nuk ndalet, mposht Fiorentinën dhe nis arratinë

VIDEO/ Milan nuk ndalet, mposht Fiorentinën dhe nis arratinë

Milan vijon formën e mirë në Serie A.

Pas fitores fundjavën e shkuar përballë Napolit, kuqezinjtë kanë mposhtur në shtëpi edhe Fiorentinën.

Pa Ibrahimoviçin e dëmtuar, Milanit iu deshën 27 minuta lojë për të marrë tre pikët e rradhës, raporton Ora News.

Në minutën e 17 kapiteni Romagnoli kaloi në avantazh vendasit, ndërsa 10 minuta më pas ishte Kessie që dyfishoi rezultatin.

Mesfushori kishte një mundësi të artë në minutën e 40 për të trefishuar rezultatin por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjatë pjesës së dytë Milan administroi rezultatin duke marrë kështu fitoren e 7 pas 9 javësh dhe duke qëndruar në vend të parë në kuotën e 23 pikëve, 5 më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Inter.

Në ndeshjet e tjera të Serie A, Udinese surprizoi Lazion duke e mposhtur 1-3, ndërsa Bologna mposhti 1-0 Crotonen.

Në orën 20:45 luhet edhe ndeshja kryesore e kësaj jave, Napoli-Roma.

/OraNews

Sport Lajme Futboll Lajmi i fundit golat milan-fiorentina

EMISIONET