VIDEO/ Messi rikthen Barcelonën te fitorja

VIDEO/ Messi rikthen Barcelonën te fitorja

Me shumë vështirësi, por Barcelona arrin të kthehet te fitorja në kampionat.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman triumfoi minimalisht 1-0 në “Camp Nou” përballë modestëve të Levantes.

Do duhej minuta e 76 e takimit që shifrat të ndryshonin dhe për këtë mendoi Lionel Messi.

Me këtë fitore Barça ngjitet në kuotën e 17 pikëve, plot 9 më pak se Real Sociedad dhe Atletico Madrid kryesues.

Nga ana tjetër, Levante ndalet në kuotën e 11 pikëve në vend të 18.

/a.r, OraNews

Goli i Messit:

Sport Lajme Futboll la liga leo messi barcelona-levante

EMISIONET