Video-denoncimi i LSI: Në rradhë edhe pas orës 22:00/ PS ndan ushqime të skaduara në këmbim të votës

Video-denoncimi i LSI: Në rradhë edhe pas orës 22:00/ PS ndan

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncon me pamje se si zyrat elektorale të Partisë Socialiste janë shndërruar në kioska ushqimoresh që u ndahen familjeve në nevojë në shkëmbim të votës më 25 Prill.

Denoncimi u bë nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI në Tiranë, Klevi Pojana.

Në denoncimin e Pojanës përmendet edhe Big Market, biznes në pronësi të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

“Jam sot këtu për të denoncuar një ndër aktet më të fundit të qeverisë në ikje, e cila nëpërmjet litarit të bukës tenton të intimidojë dhe blejë qytetarët shqiptarë. Pamjet që do të ndiqni tani tregojnë se si janë kthyer zyrat elektorale të ‘Rilindjes’ në kioska ushqimoresh me produkte të skaduara, që i shpërndahen familjeve në nevojë duke i intimiduar për arsye zgjedhore.

Në njësinë administrative numër 8 në Tiranë, qytetarë në asistencë sociale thirren dhe u jepen pako ushqimore në zyrat e Partisë Socialiste duke i kërkuar në shkëmbim  votën në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa në Kamëz, një nga pikat e Big Market është kthyer në magazinë furnizuese për qytetarët e rreshtuar sipas listës së partisë, për tu dendur me ushqime përtej afatit të skadencës dhe ç'është me abuzivja në orën 10 të darkës, duke shfrytëzuar terrin e orës policore, në një aksion të mirëkoordinuar për qëllime elektorale.

Ju ftoj të ndjekim pamjet…

Pas këtyre pamjeve flagrante dhe të turpshme, i bëj thirrje SPAK të hetojë këto raste abuzive dhe përgjegjësit të përgjigjen përpara ligjit. Pazar me pamundësinë e familjeve të varfra shqiptare nuk do të ketë më", tha ndër të tjera në një konferencë për shtyp Klevi Pojana, i nënti në listën e LSI për qarkun e Tiranës.

EMISIONET