Venezuelë,votohet sot për pasardhësin e Hugo Chavezit
Venezuela voton sot për vazhdimësinë e politikës së Chavez ose për një ndryshim histrorik për vendin.
Gati 19 milionë venezuelas do të votojnë për pasardhësin e Hugo Chavezit. Opozita ka bërë një ankesë zyrtare ndaj qeverisë se ka thyer ligjin duke vazhduar fushatën elektorale në televizionin shtetëror.
Në prag të zgjedhjeve, presidenti i përkohshëm, Nicolas Madurou shfaq në televizion duke vizituar varrin e Hugo Chavez.
Kandidati opozitar Henrique Capriles tha se kundërshtari i tij 'ka shkelur të gjitha normat ligjore.
Ish- presidenti ndërroi jetë në 5 mars pas një beteje të gjatë kundër një lloj kanceri të pazbuluar.
Fituesi, pritet të betohet në 19 prill dhe do të shërbejë deri në janar të 2019 për të përfunduar mandatin 6-vjeçar që Chavez e kishte nisur në janar.
