6 Marsi/ PS zgjedh kandidatët për 5 bashki, për Lushnjen emri javën tjetër

6 Marsi/ PS zgjedh kandidatët për 5 bashki, për Lushnjen emri

Ka përfunduar pas disa orësh mbledhja e Kryesisë së PS, ku dhe janë përcaktuar kandidatatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë. 

Konkretisht: 

Në bashkinë e Durrësit është pëcaktuar si kandidate Emirjona Sako. 

Në bashkinë e Dibrës është pëcaktuar si kandidat Rrahim Spahiu. 

Në bashkinë në Shkodrës është pëcaktuar si kandidate Majlinda Angoni. 

Në bashkinë e Rrogozhinës është pëcaktuar si kandidat Edison Memolla 

Në bashkinë e Vorës është pëcaktuar si kandidat Blerim Shera, mësues.

Ndërkohë Taulant  Balla ka bërë me dije se të martën bëhet publik emri i kandidatit për bashkinë e Lushnjes.

Pjesë nga deklaratat e drejtuesve të qarqeve. 

Damian Gjiknuri: Kandidaturat janë përcaktuar, kemi ende një diskutim për Bashkinë Lushnje. Po them se për Durrësit do të rikonfirmojmë kryetaren aktuale në detyrë Emirjona Sako.

Kryesia e PS u nis nga parimet që kaniddatët të jenë figura të pastra dhe që janë të lidhura me PS. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje dhe pse jo të mos fitojmë të gjithë bashkitë. Është një moment i mirë për t’I marrë të gjitha bashkitë.

Drejtuesja e qarkut Shkodër, Edona Bilali: Pas propozimeve të bazës vendosëm që për bashkinë Shkodër dalim me Majlinda Angoni që aktualisht mban pozicionin e prefektes së qarkut.

Drejtuesi politik i Dibrës, Ulsi Manja: Për Bashkinë Dibër kemi propozuar emrin e Rrahim Spahiu, 55 vjec, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare. Është një person jashtë PS, është qytetar i Dibrës dhe i kemi ofruar një kandidat me aftësi menaxheriale.

Zgjedhjet do të mbahen me 6 mars në 6 bashki. 

EMISIONET