Zeka: Po bëhen hetime në SHBA, do të ketë zhvillime të mëdha, CIA në Tiranë i ka përgjimet

Në një intervistë për Ora News, gazetari dhe politikani Milaim Zeka u shpreh se agjentët amerikane të CIA-s pranë ambasadës amerikane në Tiranë, nuk i kanë të gjitha informacionet.

Zeka shtoi se ai ka folur me agjentë në Uashington dhe ata i kanë thënë se do të ketë zhvillime të mëdha në ditët në vazhdim.

Zeka: Askush nuk ka thënë asgjë për këtë aferë që ka 2 vite që ka filluar. Sot kam folur me një kontakt timin në Uashington të inteligjencës amerikane, duke më thënë se janë zgjedhur hetimet shumë dhe do të ketë zhvillimet të mëdha në ditët në vazhdim. Ajo çfarë është e çuditshme dhe që duhet të kishte një gjykim moral sa i takon implikimit të Ramës, është fakti që si ka mundësi që Rama të takojë shefin e FBI-së të kundërzbulimit pa prezencën e drejtorit të SHISH.

Mos mendoni se agjentët amerikanë të CIA-s pranë ambasadës amerikane në Tiranë, nuk i kanë të gjitha informacionet. Unë para disa ditësh kam takuar ish-zyrtarin e lartë Grenell, dhe sigurisht edhe në hotel ku ishim ishin shërbimet sekrete amerikane dhe shqiptare, për shkak të sigurisë, jo më për shefin e kundër zbulimit të FBI-së. Ajo që po më shqetëson është se opozita e pret një moment për ta sulmuar Edi Ramën, dhe pse kjo nuk u bë skandal para 4 muajve, por u bë tani? Ku do të dalë opozita me këtë?

charles mcgonigal fbi rama milaim zeka

EMISIONET