“Ju heqim non gratat” Zeka: Zyrtarë të CIA-së e FBI-së kanë tentuar të korruptojnë në Kosovë e Shqipëri

Në një intervistë për Ora News, gazetari dhe politikani Milaim Zeka komentoi zhvillimet me ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, McGonigal.

Ai tha se agjentë të CIA-s dhe FBI-së janë përpjekur të korruptojnë politikanë në Shqipëri dhe Kosovë për t’i shpëtuar nga listat e zeza dhe gjykata speciale.

Zeka shtoi se sa i takon implikimit të Ramës, pavarësisht kritikave të mia, nuk rezulton që Rama është i implikuar në aferën e 225 mijë dollarëve.

Zeka: Skandali i parë këtu është abuzimi që kanë bërë dy shqiptar dhe abuzimi i dytë është se kanë grumbulluar para duke abuzuar me emrin e FBI-së amerikane në Kosovë dhe Shqipëri. U kanë kërkuar para për t’i shpëtuar nga listat e zeza të amerikanëve. Ndërsa në Kosovë u kanë thënë se nëse do tu japin para, ata mund t’ua heqin akuzat e pretenduara në gjykatën speciale në Hagë. Të gjitha këto lidhen me gënjeshtra dhe mashtrime.

Sa i takon implikimit të Ramës, pavarësisht kritikave të mia, nuk rezulton që Rama është i implikuar në aferën e 225 mijë dollarëve. Nëse Neza do të dalë dhe të argumentojë se Rama e ka dhënë këtë shumë parash, atëherë flasim për një vepër penale të kryer nga Rama. Nëse zyrtari i FBI-së në vizitat në Shqipëri është paguar udhëtimi dhe qëndrimi i tij nga ana e qeverisë shqiptare, kemi të bëjmë sërish me një vendim penale.

agjenti i fbi charles mcgonigal agjencia e prokurimeve publike milaim zeka korrupsion

EMISIONET