Pasuria e Ilir Rrapajt të “Sterilizimit” - Nga “Perandoria” e “SaniService”, objekti në Vlorë, apartament në Tiranë tek firma “Globalsher”

Vlonjati Ilir Rrapaj është pronari kryesor me 40 për qind të aksioneve të kompanisë konçesionare “Sani Service”, që ka si objekt sterilizimin e paisjeve kirurgjikale në të gjitha spitalet e Shqipërisë.

Rrapaj ka depërtuar në këtë konçesion përmes kompanisë “Investitial” të rregjistruar në Prishtinë, një kompani kjo që meret me ndërtim të mureve dekorative në Itali dhe Kosovë.

Ndërsa tre përfaqësuesit e tjerë në këtë konçesion janë Michele Magnate, shtetas italian, Anëtar i Këshillit të Administrimit të SERVIZI ITALIA, shoqëria mëmë e “Sani Service”.

Ilaria Eugeniani, shtetase italiane, Zv/Kryetare e Këshillit të Administrimit të SERVIZI ITALIA dhe italiani tjetër Roberto Olivi, Kryetar i Këshillit të Administrimit të “SERVIZI ITALIA”.

“Ora News” ka zbuluar një pjesë të pasurisë dhe bizneset që administron Ilir Rrapaj në Shipëri, ku nuk mungojnë apartament në Tiranë dhe Vlorë, një banesë në Berat, si dhe një kompani tjetër të themeluar në vitin 2016.

Pasuria e Ilir Rrapajt të “Sterilizimit” - Nga

Sipas dokumentave të siguruara ekskluzivisht, në emër të Ilir Rrapaj është rregjistruar kompania “Globalsher” me objekt të përgjithshëm kooperimi, që padyshim nuk mungon dhe biznesni i materialeve kirurgjikale dhe produktet e kozmetikës.

Rrapaj rezulton 100 për qind aksioner i kësaj kompanie ndërsa administrator të saj ka vendosur të besuarin e tij, Bledar Rrokaj, i cili ka shërbyer si administratori i parë i shoqërisë konçesionare “Sani Service”.

Pasuria e Ilir Rrapajt të “Sterilizimit” - Nga

Një tjetër pasuri e Ilir Rrapaj është një ndërtese me sipërfaqe 117 m2 e rregjistruar në 5 Prill 2016, të cilin ai e ka blerë në Vlorë. Sipas dokumentave ndërtesa në pronësi të Rrapaj, ngrihet mbi pasurinë me Nr.3/242 volumi. 42 faqja  88.

Gjithashtu në emër të Ilir Rrapaj ekziston dhe një pasuri ndërtesë dhe truall në Berat me sipërfaqe prej 41 metra katrorë. Kjo pasuri është marë prej tij dhe Gëzim Rrapaj në 26 qershor 2014.

Mes pasurive të paluajtshme në emër të Ilir Rrapaj ndodhet dhe një apartament me sipërfaqe 105 metra katror. Prona ndodhet në zonën e Saukut dhe është blerë me vlerën fillestare prej 60 mijë euro.

Këto janë vetëm disa nga pasuritë e Ilir Rrapaj, pa llogaritur këtu gjendjen e parave në llogaritë bankare, vlerën e automjeteve që disponon dhe pasuritë që gëzon jashtë shtetit në Itali dhe Kosovë.

elton qyno sterilizimi ilir rrapaj

EMISIONET