VIDEO/ “Forca, na ke bërë shumë krenar” - Përlotet Bujaka, surprizohet nga prindërit dhe fëmijët

VIDEO/ “Forca, na ke bërë shumë krenar” -

Dj Bujaka, një nga finlistët e Ferma Vip është përlotur nga surpriza emocionuese që ka marrë mbrëmjen e sotme.

Bujaka fillimisht pa klipin e udhëtimit të tij, teksa tha: “Një eksperiencë shumë e bukur”.

Bujaka është larguar nga Kosova bashkë më familjen që kur ka qenë 8 muaj.

“Kur kam qenë 8 muaj, familja ime ka udhëtuar nëpër male dhe kemi ikur në Gjermani”, tha Bujaka.

Pas kësaj, fermeri u surprizua përmes një video-mesazhi nga prindërit e tij, që ndodhen në Gjermani.

“Na ke bërë shumë krenar. Të kemi ndjekur me shumë emocione. Të duam shumë dhe të urojmë suksese”, thanë prindërit e Bujakës.

Pas kësaj, fermeri u përball me korin e fëmijëve, të cilët kënduan këngën “Udhët e mia” nga Ilir Shaqiri. Pjesë e korit ishin edhe tre fëmijët e fermerit.

“Arbana babin vendose të parin të fitojë, të dytën Mozën”, tha vajza e Bujakës.

Surpriza përloti jo pak fermerin, i cili do e mbaj mend gjatë eksperiencën e tij në Ferma Vip.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

EMISIONET