Katy Perry kundër Shtëpisë së Bardhë: “Firework” u përdor pa leje në videon me bomb*rdimet ndaj Iranit

Këngëtarja amerikane Katy Perry ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të këngës së saj të njohur “Firework” në një video të publikuar nga llogaria e Shtëpisë së Bardhë në TikTok, e cila shoqëronte pamje të bombardimeve ndaj objektivave në Iran.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja bëri të ditur se nuk kishte dhënë leje për përdorimin e këngës dhe se nuk mbështet mënyrën se si ajo u përdor.
“Nuk e miratova, nuk më kërkuan leje dhe sigurisht që nuk e miratoj”, shkroi Perry, duke theksuar se “Firework” është krijuar si një himn shprese, shërimi dhe force të brendshme për njerëzit që përballen me momente të vështira në jetën e tyre.
Këngëtarja u shpreh se e konsideron të papranueshme përdorimin e një kënge me mesazh frymëzues për të shoqëruar pamje të një operacioni ushtarak.
“Të shohësh një mesazh vetëvlerësimi dhe inkurajimi të përdoret për të shoqëruar shkatërrimin dhe dhunën është një shtrembërim i plotë i gjithçkaje që përfaqëson kjo këngë,” deklaroi ajo.
Në përfundim të reagimit të saj, Perry ritheksoi se muzika e saj synon të afrojë njerëzit dhe jo të përdoret për të promovuar luftën.
“Muzika ime ka për qëllim të bashkojë njerëzit, jo të lavdërojë luftën”, përfundoi artistja.

