Laboratori i kokainës, policë malazezë në Frakull të Madhe

Në operacionin antidrogë të SPAK në Frakull të Madhe të Fierit ku u zbulua një laborator droge ka prezencë edhe të policisë malazeze.

Një makinë me targa malazeze u pa në vendngjarje.

Kujtojmë se në këtë operacion janë përfshirë SPAK, DEA dhe policia malazeze.

Një ngarkesë 400 kg kokainë e përzier me pleh kimik kaloi portin e Tivarit në korrik dhe u mbajt në vëzhgim derisa të vinte porositësi që mesa duket ka ndodhur sot.

Rreth 200 thasë u gjetën në oborrin e banesës së ish-kreut të komunës Frakull e Madhe Viktor Çervenaku.

Ata u ngarkuan në kamionë të policisë për tu dërguar për ekspertizë.

SPAK ka prerë 15 urdhërarreste që po ekzekutohen.

Laboratori i kokainës, policë malazezë në Frakull tëLaboratori i kokainës, policë malazezë në Frakull të

EMISIONET