“Zbriti nga ‘Audi’ i bardhë dhe ...”/ Vr*sja e Albi Bashaliut në Gjocaj, dëshmon në GJKKO kushëriri

“Zbriti nga ‘Audi’ i bardhë dhe ...”/ Vr*sja e Albi

Në seancën gjyqësore për vrasjen e Albi Bashaliut, të ndodhur më 27 dhjetor 2021 në Gjocaj të Peqinit, kushëriri i viktimës, Sami Bashaliu, ka dëshmuar mbi rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Ai tregoi se autorët lëviznin me një automjet tip “Audi” të bardhë me xhama të errët, nga ku zbriti një person i maskuar i cili qëlloi disa herë ndaj 33-vjeçarit.

Pas ekzekutimit, autorët i dhanë flakën makinës së viktimës përpara se të largoheshin nga vendngjarja. Dëshmija ndriçon gjithashtu se ngjarja mund të ketë lidhje me të kaluarën e familjes, pasi më parë i kishin vrarë edhe të vëllanë, Leonardin.

Dëshmon kushëriri i viktimës, Sami Bashaliu: Pranë lokalit tim ka ndodhur një vrasje para 3-4 vitesh, përpara vitit të ri. Unë kam një biznes të vogël përpara shtëpisë në fshatin Gjocaj të Peqinit. Atë ditë binte shi në mëngjes. Ishte një automjet aty me xhama të errët, ishte me targa shqiptare , tip Audi ngjyrë e bardhë. Më thotë gruaja që është një makinë aty, unë u afrova por nuk pashë njerëz. Pas pak, njëri nga personat që zbriti nga makina i flet Albi Bashaliut, pastaj kërciti arma. Nuk e kisha parë ndonjëherë si fytyrë, në fakt ishte maskë.

Ai gjuajti 2-3 herë, ato djemtë që ishin ulur në lokal u trembën. U ngritën nga lokali dhe ikën. Ishin dy persona në automjet, por vetëm njëri prej tyre gjuajti. Ky Albi ra në tokë, pastaj ata futën armën dhe dogjën automjetin e viktimës. Unë u futa brenda , vetëm shikoja nuk bëra gjë. Albi nuk vinte te lokali jonë kohët e fundit që kur u vra vëllai i vet. Nuk dija gjë për te kaluarën e tij. Albit i vranë vëllanë Leonardin, ai rrinte më shumë në Itali. Alberti Xhahysa më duket se e patë vrarë, ashtu u mor vesh aty domethënë. Unë nuk di gjë.

 

EMISIONET