Çfarë ndodhi në Burgun e Fierit? Ndërron jetë papritur 52-vjeçari Artur Doku

Çfarë ndodhi në Burgun e Fierit? Ndërron jetë

Një i dënuar ka ndërruar jetë këtë të martë në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier.

Burime bëjnë me dije se viktima është 52-vjeçari Artur Doku, banues në Burrel, i cili vuante dënimin për vrasjen e një personi, krim i kryer në vitin 1997.

Sipas informacioneve paraprake, 52-vjeçari ka shfaqur papritur probleme shëndetësore dhe është transportuar në spitalin e Fierit, ku dhe ka ndërruar jetë.

Mbeten të paqarta rrethanat se si i dënuari shfaqi probleme papritur, ndërsa raste të tilla janë shtuar së fundmi në ambjentet e burgjeve, të cilat drejtohen nga Adriatik Kupi.

Nga vetë ky i fundit apo drejtoria e burgjeve ende nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

EMISIONET