Vr*sja e Albi Bashaliut/ Dëshmon i vëllai në GJKKO: E mora vesh nga televizori. Nuk kam ide se kush mund ta ketë vr*rë

Vr*sja e Albi Bashaliut/ Dëshmon i vëllai në GJKKO: E mora vesh

Episodi vrasja e Albi Bashaliut

Dëshmon Leonard Bashaliu, vëllai i Albi Bashaliut, transportohet nga IEVP Peqin në GJKKO. Ky i fundit është i dënuar për vrasjen e Ylber Xhahysës, vëllai i Albert Xhahysës.

Leonard Bashaliu: Vëllai im është vrarë në 27 dhjetor 2021. Unë kam qenë në burg kur është vrarë vëllai, në IEVP Elbasan.

E mora vesh nga televizori që ishte vrarë Albi. Nuk kam qenë mirë nga ana psikologjike, nuk kërkova takim me njeri. Erdhi më takoi mami, më pa më parë si isha me shëndet.

Nuk folëm për ngjarjen, çfarë të flisnim? Nuk kam ide se kush mund ta ketë vrarë vëllain tim. Unë kam qenë në burg për vrasjen e Ylber Xhahysës.

Unë e kam vrarë Ylber Xhahysën, e kam pranuar krimin, kam shprehur pendesë dhe kam marrë dënimin.

Albert Xhahysa ka 2 djem, ka dhe një vëlla, ia njoh. Eduartin, edhe të atin ia njoh. Djemtë e tij nuk i njoh, i kam lënë të vegjël, Enrikun dhe Roshin. Nuk më ka ardhur ndonjë sinjal se kush mund ta ketë vrarë vëllain.

 

EMISIONET