Dita Botërore e Hepatitit

Sot është Dita Botërore e Hepatitit, e cila përcaktohet në Raportin Global të OBSH-së si një mundësi për të intensifikuar përpjekjet, për të nxitur veprimin, si dhe për të theksuar nevojën për një reagim më të fuqishëm global.
Data 28 korrik u zgjodh pasi përkon me ditëlindjen e nobelistit dr. Baruch Blumberg, i cili zbuloi virusin e hepatitit B (HBV) dhe zhvilloi një test diagnostikues si dhe një vaksinë për këtë virus.
Hepatiti viral është një inflamacion i mëlçisë që shkakton sëmundje të rëndë të mëlçisë, madje dhe kancer të saj.
Tema e Ditës Botërore të Hepatitit 2026, “Hepatiti: Le ta thyejmë”, është një thirrje për të hequr barrierat që qëndrojnë midis njerëzve dhe shërbimeve që mund t’u shpëtojnë jetën. Hepatiti viral vazhdon të jetë një shkak kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parandalueshme në mbarë botën.
Mjetet e nevojshme për të eliminuar hepatitin viral tashmë ekzistojnë. Vaksinat efektive, diagnostikimi i saktë, trajtimet kurative për hepatitin C dhe terapitë gjatë gjithë jetës për hepatitin B mund të parandalojnë infeksionet, të shpëtojnë jetë dhe të zvogëlojnë kancerin e mëlçisë dhe cirrozën. Pavarësisht kësaj, miliona njerëz mbeten të padiagnostikuar, të patrajtuar ose të paaftë për të aksesuar kujdesin për shkak të stigmës, ndërgjegjësimit të kufizuar, boshllëqeve në sistemin shëndetësor dhe pabarazive të vazhdueshme.
Fushata botërore e vitit 2026 bën thirrje për një angazhimi më të fortë politik, investime të qëndrueshme dhe përpjekje për të zgjeruar aksesin e barabartë në parandalim, testim, trajtim dhe kujdes.
