Zbardhja e vrasjes së Ardian Nikulajt/ Manja: Do komunikojmë me homologët për kapjen e autorëve

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja përgëzoi Policinë e Shtetit dhe Prokuirorinë për zbardhjen e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin në datën 19 Prill. Manja u shpreh se menjëherë pas mbërritjes së letërporosive për 6 autorët e dyshuar për vrasjen, do të nisë bashkëpunimi për kapjen dhe ekstradimin e këtyre shtetasve.

Manja tha se krimi ndaj Nikulajt ishte një ngjarje e shëmtuar, dhe zbardhja e saj është një lajm i mirë për policinë e shtetit.

Unë nuk di se ka raste të refuzimit të ekstradimit, në të gjitha rastet që ka pasur kërkesa ne i kemi realizuar.

Lidhur me ngjarjen e Lezhës jemi ne bashkëpunim te ngushtë me prokurorinë ne momentin e parë qe do vijnë letërporsitë do i procedojmë menjëherë dhe do komunikojmë me homologet e huaj për shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje të shëmtuar.

Përgëzoj policinë e shtetit dhe prokurorinë, që në kohë rekord arritën që të zbardhnin një ngjarje kaq të shëmtuar.

Personat e shpallur në kërkim për vrasjen e Nikulajt:

Edmond Haxhia

Ruben Saraiva (vrasësi)

Harry Simson

Thomas Mithan

Steven Hunt

Harriet Bridgeman

EMISIONET