“Portugez që flet shkodranshe”, reagon e afërmja e Edmond Haxhisë: A keni tjetër histori për Hollywood?!
Pas zbulimit të emrit të porositësit dhe financuesit të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, e afërmja e Edmond Haxhisë, Nertila Haxhia ka reaguar në Facebook.
“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve”, shkroi ajo, teksa shtoi se janë blerë "dëshmitarë" dhe aktorë për kamerë një vit rresht, duke nënkuptuar se historia e ndërtuar deri më tani me faktet e zbuluara nuk është e vërtetë.
Ajo vijoi në shkrimin e saj duke pyetur me ironi nëse “ka ndonjë histori tjetër për Hollywood”.
“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliwood a keni?!” shkroi ajo në rrjetet sociale.

